Ramsey tregon si e ndihmoi Ronaldo në Juventus

Prishtinë | 24 Pri 2020 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Aaron Ramsey ka treguar se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo i ndihmoi atij të përshtatet kur erdhi në fillim në skuadrën e Juventusit, përderisa shtoi se mund ta përfundojë karrierën e tij si lojtar në Cardiff.

Futbollisti uellsian u transferua nga Arsenali në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, kur fitoi pagë të lartë në këmbim të transferimit për asnjë cent nga Londra, shkaku i përfundimit të kontratës së tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në Instagram, Ramsey u tregoi ndjekësve të tij se si i kishte ndihmuar Ronaldo të ndihej më i lirë në Torino në fillim.

“Përveç që është një futbollist i mrekullueshme, Cristiano është edhe një person shumë i mirë, njëri ndër më të mirët në histori të futbollit. Kur unë e pashë atë në seancën e parë stërvitore, ai më kërkoi të ulej afër meje”, ka thënë Ramsey.

“Në folëm gjatë dhe kjo më mahniti mua sepse menjëherë fillova të ndihesha më i lirë. Cristiano është një person i mrekullueshëm. Ai i do shumë bashkëlojtarët e tij dhe gjithmonë e jep më të mirën nga vetja në stërvitje”.

29-vjeçari u transferua nga Cardiffi në Arsenal në korrik të vitit 2008 dhe tani nuk e përjashton mundësinë që të kthehet sërish në Cardiff për ta përfunduar karrierën e vet si futbollist atje.

“Falë atyre, unë u bëra një futbollist profesionist. Kështu që një ditë do të doja të kthehesha. Pse jo? Por askush nuk mund ta dijë çfarë do të ndodhë qysh tani”, shtoi Ramsey. /ge

Të ngjashme