Ramush Haradinaj ngushëllon familjet Salihu dhe Shehu

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Salihu në Batushë të Gjakovës dhe Shehu në Junik për t’u shprehur ngushëllimet e tij pas humbjeve të rënda që kanë pësuar.

Haradinaj tha se ndarja e parakohshme nga jeta e Blerim Salihut, djalit të Heroit të Kombit Jashar Salihu, ka prekur shumë qytetarë. Ai e përshkroi Blerimin si një djalë të edukuar, i rritur me vlerat dhe lavdinë që la pas i ati.

Gjatë qëndrimit në Junik, Haradinaj ngushëlloi edhe familjen Shehu për vdekjen e mësimdhënësit Sinan Shehu, duke vlerësuar kontributin e tij në edukimin e brezave me dije, atdhedashuri dhe vlera të larta njerëzore.

Me këtë rast, Haradinaj u shprehu ngushëllime të sinqerta familjeve Salihu dhe Shehu, të afërmve dhe miqve të tyre, duke u dëshiruar forcë për ta përballuar dhimbjen e humbjes.

Të ngjashme