Raporti për “Ecohigjienën” dërgohet në Kuvendin Komunal

Gjilan | 08 Maj 2017 | 11:26 | Nga

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka miratuar të hënën raportin vjetor të kompanisë “Ecohigjiena” si dhe raportin e Komisionit Komunal për zgjedhjen e Këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, duke i  dërguar në Kuvendin Komunal.

Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal, ka thënë se fjala është për një raport të Bordit të kompanisë “Ecohigjiena”, e cila funksionon në partneritet publiko-privat dhe jo të aksionarëve.

“Bordi ka kërkuar që të raportojë para kuvendarëve të Gjilanit për punën dhe gjendjen në këtë kompani dhe ne, në bashkëpunim me shefat e grupimeve politike jemi dakorduar që t’ua japim këtë mundësi. Në vazhdim do ta kenë rastin që të raportojnë në Kuvend edhe aksionarët”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Ajo ka thënë se për të dyja këto pika, përfshirë edhe këshillat lokale, për të cilat opozita ka pasur vërejtje, do të zhvillohet debat në seancën e Kuvendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme