Një qytetar nga Podujeva ka raportuar në polici se vajza e tij, e cila ka probleme shëndetësore, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar të shtunën në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë. Ankuesi ka deklaruar se vajza e tij ishte larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, ndërsa njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë nisur hetimet dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e saj.