Marcus Rashford do të nënshkruajë një kontratë afatgjate dhe të gjithë te Manchester Unitedi janë të lumtur me këtë vendim.
Sulmuesi anglez, ishte tash e një kohë të gjatë duke negociuar vazhdimin e kontratës, dhe sipas “Mirrorit”, marrëveshja është arritur dhe Rashfordi do të nënshkruajë edhe për gjashtë vjet të tjera.
Kontrata aktuale e Rashfordit përfundonte në vitin 2020, por me vazhdimin dhe kushtet e reja, ai do të nënshkruajë kontratën deri më 2025.
Rreth 200 mijë euro në javë, është paga e re e 21-vjeçarit, që në këtë sezon ka shënuar 9 gola e shtatë asistime në ligë, duke e ringjallur klubin e formën, në periudhën e Solskjaerit.