Rasim Selmanaj thotë se Projektligji për Paga zvogëlon pabarazinë

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se Projektligji për Paga është një hap i madh drejt nivelizimit të pagave dhe uljes së pabarazisë në sektorin publik.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky është maksimumi që mund të bëjë Qeveria për të punësuarit në sektorin publik.

Deputeti i AAK-së ka treguar se Projektligji për Paga parash që në asnjë ndërmarrje publike të mos ketë pagë më të madhe se 1700 euro.

Selmanaj ka thënë se prej koeficientit 5 deri te koeficienti 1 pothuajse të gjithëve u është rritur paga, duke përfshirë edhe sektorin e arsimit, i cili ka rritje të pagës prej 0.2 përqindës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme