Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 17 raste pozitive me Covid-19.
Sipas raportit të fundit, as sot nuk ka pasur rast të vdekjeve, derisa janë shëruar 5 pacientë.
Momentalisht janë 335 raste aktive me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës.
Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.263 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.