Rasti ‘Capat-Sekiraqa’, dënohet i akuzuari për manipulim me prova në rastin e konfliktit të armatosur të vitit 2024

Prishtinë | 28 Gus 2026 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Vesel Bunjaku, i akuzuar për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje, është dënuar nga shkalla e aprë me 7 muaj dënim me burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Bunjaku, në aktakuzën e datës 12.02.2026, në konfliktin e armatosur mes grupeve të ashtuquajtura “Capat” dhe “Sekiraqa”, akuzohet se ka kryer veprat penale “manipulim me prova” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Gjykata i ka shqiptuar të pandehurit dënimin prej shtatë muajsh burgim për manipulim me prova, dhe dënimin me gjobë prej 2 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Në dënimin me burgim të pandehurit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 11.09.2024 deri më 11.04.2025. Pra i akuzuari ka mbajtur plot 7 muaj paraburgim dhe ka shlyer dënimin me burg të shqiptuar nga gjykata./Kallxo/

Të ngjashme