Rasti i Martin Berishajt-Deputetja e PDK-së: Komision hetimor për Donikën, Albinin dhe Vjosën

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një shkrim në Facebook, deputetja e PDK-së ka kërkuar komision hetimor për ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

”Deri në çfarë pike është e përfshirë Donika Gërvalla në aferën milionëshe të ambasadorit Berisha? Kjo duhet të jetë pyetja që duhet të shtrohet.
Komision hetimor për Donikën, Albinin dhe Vjosën”, ka shkruar deputetja Musliu-Shoshi.

Të ngjashme