Mësueset e shkollës “Dardania” Prishtinë, kanë reaguar ndaj deklaratave të PDK-së, ku akuzoheshin për punësime të militanteve të Vetëvendosjes në këtë shkollë.
Në reagim thuhet që të dhënat e prezantuar në konferencën e PDK-së nuk janë të vërteta, njofton Gazeta Blic.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:
Në konferencën e Partisë Demokratike te Kosovës dega ne Prishtinë me datën 06.08.2017 janë përmend edhe emrat e Mësueseve të shkollës ”Dardania” Prishtinë gjoja se janë punësuar ne ketë shkollë si militante të partisë Vetëvendosje.Te dhënat qe kanë prezantuar nuk qëndrojnë dhe nuk janë te vërteta asnjëra që i referohen mësueseve të shkollës “Dardania”, prandaj ne kemi vendosur që të reagojmë dhe të kundërshtojmë këto te pavërteta. Reagimi ynë është i mundur vetëm nëse gjejmë mbështetje dhe përkrahje nga Ju media te nderuara që reagimin tonë ta publikoni dhe publiku s’bashku me ata qe kanë prezantuar këto te dhëna të kuptojnë te vërtetën.Ne kërkojmë nga mediat që ju kemi drejtuar ketë kërkesë, reagimin tonë ta publikoni në mediet e juaja ne cilesin e Mesueseve te shkolles “Dardania” Prishtine .Mbesim me shpresë dhe besojmë se do të na ndihmoni të reagojmë kundër një të pavërtete që na u ka ngarkuar ne si mësuese. Te bashkëlidhur keni Reagimin tonë i cili nuk përmban as një lloj shpifje, degradimi apo fyerje është vetëm reagim ndaj asaj të pavërtete që është thëne për ne. Për çdo informatë shtesë lidhur me ketë reagim mund të na kontaktoni në ketë numër të telefonit 044 624 560.Me respekt dhe konsideratë,Mësueset e shkollës ‘’Dardania’’ Prishtinë të cilat ju dërgojnë ketë reagim.