Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me situatën politike dhe zhvillimet rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
PDK ka treguar tre pika kryesore me anë të së cilës tregon anën juridike të punës së Kuvendit.
Për ta sqaruar thjesht për qytetarët se çfarë po ndodh me Kuvendin:
“Afati 30-ditor ka kaluar pa u konstituuar Kuvendi. Tash po shpërfillet edhe rregulli 48-orësh. Kushtetuta nuk është rekomandim. Aktgjykimet nuk janë opsionale. Rregullat vlejnë për të gjithë – edhe për pushtetin. Ajo që po ndodh është suspendim dhe goditje e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues të Republikës. PDK do ta mbrojë rendin kushtetues me çdo mjet!”, thuhet në reagimin e PDK-së.