Me Cristiano Ronado dhe Gareth Bale që kanë lënë hapësirë rreth së ardhmes së tyre ne Real Madrid, eksperti i futbollit në Spanjë, Guillem Balague, ka thënë se shitjet e tyre mund të ishin lehtësim që Real Madrid ta arrijë cakun – Neymarin e PSG-së.
Ai ka thënë: “Ëndrra e Florentino Perez është Neymar. Mendoj se nuk do të ishte i pikëlluar me paratë që do të merrte nga shitja e Ronaldos dhe Bale për ta marrë atë (Neymarin)”.
“Të gjithë kemi dëgjuar fjalët e Ronaldos dhe më pas tha se kishte zgjedhur fjalët e gabuara”.
“Nëse mundësia që Neymar të largohet nga PSG është reale, PSG thotë jo po nëse do të kishte dhe Perez do të kishte mjaftë para me shitjen e Ronaldo dhe Bale, atëherë do të hapej dera për Neymar”, ka thënë Balague për Sky Sports.