Real Madrid po përgatit një verë shumë aktive në merkato. Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen është i gatshëm të investojë rreth 45 milionë euro për talentin e madh të AZ Alkmaar, Kees Smit. Mesfushori 20-vjeçar ka shpërthyer këtë sezon në Eredivisie dhe vlerësohet për inteligjencën taktike, kontrollin e lojës dhe pjekurinë në fushë. AZ Alkmaar […]
Real Madrid gati 45 milion euro për talentin holandez

Real Madrid po përgatit një verë shumë aktive në merkato.
Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen është i gatshëm të investojë rreth 45 milionë euro për talentin e madh të AZ Alkmaar, Kees Smit.
Mesfushori 20-vjeçar ka shpërthyer këtë sezon në Eredivisie dhe vlerësohet për inteligjencën taktike, kontrollin e lojës dhe pjekurinë në fushë.
AZ Alkmaar nuk pranon shitjen në dimër, por vera pritet të sjellë një betejë të fortë mes klubeve të mëdha evropiane.
















