Real Madrid e ka nxjerr në shitje mesfushorin kolumbian James Rodriguez.
Real Madrid është i gatshëm ta shesë mesfushorin James Rodriguez.
Reprezentuesi spanjoll është nxjerr në shitje nga “Los Blancos”, pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Zinedine Zidane, i cili e ka lënë jashtë ekipit edhe në Superkupën e Evropës kundër Sevillas, shkruan “La Sexta”.
Por, Real Madrid kërkon rreth 90 milionë euro për shitjen e tij, shifër shumë e lartë për disa prej klubeve të interesuara për blerjen e tij, përfshirë Juventusin.