Real Madrid synon dyshen e Tottenham

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Real Madrid duket se do të jetë shumë aktive edhe gjatë merkatove të ardhshme.

‘Los Blancos’ janë duke synuar transferimin e një lojtari për repartin e mefushës, dhe duket se një opsion e ka gjetur tek skuadra e Tottenham.

‘Mirror’ shkruan se Christian Eriksen është një nga lojtarët që pëlqehet nga drejtuesit e madrilenëve. Para kontrata synohet të nënshkruhet në janar, me transferimin për tu kompletuar gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, me problemet që po rriten tek stoli, edhe Mauricio Pochettino është në radarin e skuadrës nga Madridi.

Starti jo i mirë i sezonit ka bërë që mbi Zidane të ngritën shumë pikëpyetje. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë hap konkret të Real Madrid drejt këtyre dy objektivave.

Të ngjashme