Real Madridi kthen kokën nga Hugo Lloris, gati oferta për Tottenhamin

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 10:25 | Nga

Portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris, mund të përfundojë në Santiago Bernabeu.

Real Madrid është në kërkim të një portieri tash e një kohë, ndërsa sipas The Sun tashmë oferta prej 60 milionë funte është gati për Tottenhamin.

Los Blancos kanë në portë aktualisht Keylor Navasin, një prej më të mirëve në botë.

Edhe pse Real Madridi kanë Navasin ndër vite janë munduar të nënshkruajnë me një portier tjetër të nivelit të lartë.

David de Gea dhe Thibaut Courtois kanë qenë emrat që janë pëlqyer nga Real Madridi.

Edhe këtë herë vëmendja është në Ligën Premier, por te kapiteni i Tottenahmit që e ka fituar Kupën e Botës me Francën.

Loris është një nga shtyllat kryesore të Tottenhamit prej se ka ardhur nga Lyon në vitin 2012.

Të ngjashme