Real Madridi vendos për Areolan

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi e ka marrë vendimin për portierin e huazuar nga PSG-ja, Alphonse Areola.

Portieri i Paris Saint Germain, Areola, luajti këtë sezon me skuadrën e Real Madrid, si i huazuar.

Paraqitjet e portierit francez nuk kanë bindur drejtuesit e Real Madrid, të cilët nuk do ta blejnë kartonin e tij.

‘AS’ raporton se ‘Los Blancos’ do ta kthejnë portierin në Paris, gjatë merkatos së verës.

Në vend të tij, Andriy Lunin, i cili ka shkëlqyer në huazimin te Oviedo, do të jetë opsioni i dytë, pas Thibaut Courtois.

Të ngjashme