Real Madridi e ka zyrtarizuar afrimin e tij të fundit në afatin kalimtar të verës.
Klubi spanjoll njoftoi për transferimin e mbrojtësit të majtë Marc Cucurella nga Chelsea.
Zyrtarizimi u bë përmes faqes së klubit, vetëm pak ditë para ndeshjes së shtyrë të La Ligës ndaj Real Sociedadit, e cila do të zhvillohet të në Santiago Bernabeu.
Në ceremoni ishin të pranishëm presidenti Florentino Perez dhe presidenti i nderit, Jose Martinez Pirri, shkruan “Gazeta Express”.
Cucurella e ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare, deri më 30 qershor 2032.
Gjatë prezantimit, ai e mori një model përkujtimor të Santiago Bernabeut dhe një orë luksoze, ndërsa më pas e prezantoi fanellën e tij të re, në të cilën do ta mbajë numrin 17.
Mbrojtësi spanjoll bëhet kështu afrimi i katërt i Real Madridit në afatin kalimtar të kësaj vere, pas Bernardo Silvas, Ibrahima Konates dhe Denzel Dumfries.
Të gjitha këto lëvizje janë pjesë e planit të drejtuesve për ta përforcuar çdo repart të skuadrës.
Real Madridi i ka paguar rreth 60 milionë euro për transferimin e Cucurellas.
27-vjeçari rikthehet në Spanjë për ta veshur fanellën e klubit më të madh në vend, pas një periudhe të rëndësishme në Premierligë me Chelsean.