Reali përmbys Villarealin

Prishtinë | 26 Shk 2017 | 22:32 | Nga

Reali i Madridit ka arritur që ta përmbysë rezultatin nga 2:0, në 2:3, me Villarealin.

Morata, i cili u fut në lojë në minutën e 77-të, shënoi golin e epërsisë pas pesë minutash.

Më herët, Cristiano Ronaldo realizoi nga pika e bardhë, për 2:2; dhjetë minuta pasi shënoi Bale për golin e parë të skuadrës së Zidanes.

Villarral befason me dy gola të shpejtë

Villarreal ka arritur të shënojë dy gola të shpejtë në sfidën ndaj Real Madridit, që po zhvillohet në kuadër të La Ligas.

Për 1-0, shënoi Trigueros, në minutën e 50-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Villarreal dyfishoi epërsinë me anë të Bakambu, i cili realizoi në minutën e 56-të.

Nëse ky rezultat mbetet deri në fund, Real Madridi do të kalonte në vendin e dytë dhe Barcelona do ta zinte të parin.

Të ngjashme