Reali po e monitoron Haalandin

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është duke e monitoruar sulmuesin norvegjez Erling Haaland, njofton “El Chiringuito” të martën, transmeton Koha.net.

Haaland iu bashkua Borussia Dortmundit në janar nga Salzburgu dhe është duke impresionuar te klubi gjerman. Krerët e Realit janë duke e monitoruar yllin e ri dhe mund të bëjnë ofertë për të në verë.

Haaland ka shënuar 12 gola në tetë ndeshje me Dortmundin. Në total këtë edicion për Dortmundin e Salzburgun, ai ka shënuar 40 gola dhe asistuar tetë tjerë, në 30 ndeshje.

Të ngjashme