Reali po stërvitet në stadiumin e Al Nassr, Ronaldo shfaqet në stërvitjen e klubit spanjoll

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo nuk e ka harruar ish-klubin e tij Real Madrid dhe ka shkuar për t’i vizituar.

Kampioni në fuqi i Spanjës ndodhet në Arabinë Saudite për të zhvilluar finalen e Superkupës spanjolle.

Los Blancos janë duke u stërvitur në ambientet e stadiumit të Al-Nassr, pjesë e së cilës skuadër është edhe Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ka zbritur në stadium për të parë nga afër ish-shokët e tij të skuadrës dhe për ta përshëndetur trajnerin Carlo Ancelotti.

Ylli portugez ka qëndruar për disa minuta afër ish-bashkëlojtarëve të tij duke i uruar fat për finalen e madhe të dielën ndaj Barcelonës.

Sigurisht që qëndrimi i CR7 në stërvitjen e Real Madridit ka emocionuar tifozët madrilenë pasi video në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale.

“Mirë që të shohim përsëri Cristiano”, ka shkruar faqja zyrtare e Realit në Twitter.

Të ngjashme