Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës pas 3 muaj ndërprerje

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka caktuar datën e 28 qershorit për të lejuar përsëri fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

E ANP, sot, përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar mirëseardhje udhëtarëve të parë që mbërritën në Kosovë pas pandemisë.

“Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në postimin e ANP-së.

Bashkë me publikimin e datës së lejimit të udhëtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë bërë të ditura poashtu edhe rregullat të cilat duhet të respektojnë udhëtarët.

Për çdo fluturim pasagjerët janë të detyruar që të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit; vetëm udhëtarët lejohen të hyjnë në ndërtesën e terminalit; duhet të mbahen maskat dhe distanca gjatë gjithë kohës

Të ngjashme