Rebelët Huthi sulm me raketë balistike ndaj qytetit Jizan

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 10:42 | Nga

Nga territori i Jemenit është shkrepur një raketë balistike ndaj qytetit Jizan të Arabisë Saudite, e cila është neutralizuar në ajër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror të Arabisë Saudite, “El-İhbarijje”, raketa balistike e shkrepur nga rebelët Huthi në Jemen, është neutralizuar nga forcat e mbrojtjes ajrore të Arabisë Saudite.

Në lajm nuk janë dhënë më shumë informacione në lidhje me rastin.

Në anën tjetër, kanali El-Mesira i rebelëve Huthi ka thënë se kjo organizatë ka shkrepur raketa balistike ndaj Qeverisë së Jemenit dhe koalicionit nën kryesimin e Arabisë Saudite.

Konflikti në Jemen u përshkallëzua në vitin 2015 kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte kthimin e territoreve të pushtuara nga rebelët. Që nga ajo kohë rebelët Huthi shpesh kryejnë sulme ndaj rajoneve të ndryshme të Arabisë Saudite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme