Regjistrohet dita më e nxehtë në botë

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 09:20 | Nga

Nëse jeni të ndjerë të shqetësuar për shkak të temperaturave të larta në pothuajse te gjithë Evropën , do të bënit mirë të shmangnit Lindjen e Mesme.

Të enjten, në Kuvajt u regjistrua një temperaturë rekord prej 54 gradësh, raporton “The Independent”.

Kjo është temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në hemisferën lindore dhe pothuajse me siguri temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë.

Një stacion meteorologjik në Mitribah, një zonë e largët në veri-perëndim të Kuvajtit, regjistroi temperaturën javën e kaluar gjatë një valë të fortë nxehtësie që vazhdon të jetë ende prezente në disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Iraku fqinj në të njëjtën ditë u godit nga një temperaturë maksimale prej 53.9 gradësh, shkruan syri.net. Nëse vërtetohet nga Organizata Botërore Meteorologjike, këto do të jenë pothuajse me siguri dy temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në planet.

Deri më tani, rekordi zyrtar për temperaturën më të lartë ishte 56.7 gradë, i regjistruar më 10 korrik të vitit 1913 në Kaliforni të Amerikës.

Por shumë meteorologë janë skeptikë për rekordin, duke argumentuar se pajisjet e përdorura në atë kohë ishin të prirura për gabime dhe jo aq të besueshme sa metodat moderne për matjen e temperaturave.

Shumë prej tyre parashikojnë se jo verë do të jetë një prej stinëve më të nxehta të të gjitha kohërave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme