Rekord infektimesh në Moskë, 9 mijë raste në 24 orë

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka regjistruar 9,056 raste me Covid në 24 orë, shifra më e lartë që nga shkurti. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Moskë ka shkuar në 17,262, ndërsa autoritetet i tremben një valë të tretë.

Sipas autoriteteve, numri i rasteve të reja në kryeqytetin rus është trefishuar gjatë dy javëve të fundit. Ndërkohë 453 persona janë shtruar në spital- numri më i lartë që nga 18 Marsi.

Një total prej 5,281,309 rastesh dhe 128,445 viktimash janë regjistruar zyrtarisht në vend.

Ndërsa shpërthimi i koronavirusit është në rritje, autoritetet e Moskës njoftuan se do të zgjasin masat kufizuese për të ndaluar përhapjen e epidemisë deri në 29 qershor.

Të ngjashme