Richard Grenell: Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani

Prishtinë | 28 Tet 2022 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Pas vendimit të sotëm të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti që të shtyhet në mënyrë ‘të përshkallëzuar’ afati për targat ilegale serbe në Kosovë, ka reaguar edhe ish-emisari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump, Richard Grenell.

Ish-shefi i 17 agjencive të inteligjencës amerikane ishte shumë i shkurtër, por i qartë, në reagimin e tij pas zhvillimeve të sotme në Kosovë.

“Rusët duhet të jenë shumë të kënaqur me Albin Kurtin tani”, shkroi Grenell në Twitter.

Përpos ish-ambasadorit Grenell, reagim ka ardhur edhe nga vetë Departamenti i Shtetit përmes një komunikate zyrtare, në të cilën thuhet se SHBA është e zhgënjyer pas vendimit të sotëm të kryeministrit Kurti.

Të ngjashme