Rifat Jashari: Për hir të luftës e gjakut, të gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet tona

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 12:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka uruar shëndet e mbarësi për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se për të është nder e kënaqësi të jetë përpara Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Jashari ka bërë thirrje për bashkim sepse vetëm të tillë do të realizohen qëllimet shekullore.

“Sot UÇK-ja na ka bashkuar këtu për 25-vjetorin e Epopesë së lavdishme. Është një kënaqësi, krenari me qenë para kësaj ushtrie që e kemi pritur Dem baba Dem. Iu uroj 25-vjetorin, shëndet e punë të mbarë, shpresojmë që t’i arrijmë qëllimet tona shekullore, për hir të luftës, gjakut, bijtë e bijave tona, të gjejmë një gjuhë të përbashkët e t’i arrijmë qëllimet. Lavdi dëshmorëve, lavdi të gjithë të rënëve”, u shpreh Jashari.

Të ngjashme