Rihanna dhuron pesë milionë dollarë për të ndihmuar njerëzit përmes fondacionit të saj, Clara Lionel

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ylli nga Barbados, Rihanna, ka dhënë një kontribut prej pesë milionë dollarësh në përpjekjet për lehtësimin e coronavirusit përmes fondacionit të saj, Clara Lionel (CLF).

Fondacioni i këngëtares 32-vjeçare njoftoi kontributin e dhënë të shtunën në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Ne i jemi përgjigjur COVID-19 duke ndarë pesë milionë dollarë në @PIH @DirectRelief @FeedingAmerica @rescueorg @WHO & #Barbados për të përgatitur vendet/ veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore, ushqim nëpër rajone të shumta. #CLF #HealthcareHeroes”, thuhet në njoftim.

Këngëtarja e hitit “Work” themeloi organizatën jofitimprurëse në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithëaite.

Qëllimi i saj është të mbështesë dhe financojë ‘programe themelore dhe efektive të arsimit, shëndetit dhe reagimit ndaj urgjencave në të gjithë botën’.

Drejtoresha Ekzekutive e CLF, Justine Lucas po ashtu diskutoi mbi rëndësinë dhe donacionin e Rihannas për TMZ.

“Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme ose urgjente të mbrosh dhe të përgatisësh bashkësi të margjinalizuara, ata që do të goditen më rëndë nga kjo pandemic”, ka thënë ajo për TMZ.

Sipas raportimeve, gati 250 mijë njerëz janë të prekur nga virusi vdekjeprurës COVID-19, teksa 10 mijë prej tyre janë viktima në të gjithë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme