Rihanna do publikojë një libër autobiografik. Këngëtarja planifikon të nxjerrë librin e titulluar “Rihanna” këtë muaj.
Fansat e yllit të muzikës do kenë mundësinë të kenë në duart e tyre më shumë se 1.000 imazhe në 504 faqe. Libri do publikohet më 24 tetor.
Disa nga fotot e saj nuk janë parë kurrë më parë dhe dokumentojnë jetën e Rihannës, që nga periudha para famës deri në ditët e sotme.
Ndërkohë që vetë këngëtarja mezi po pret ta publikojë librin. “Jam e emocionuar të ndaj me ju këtë koleksion imazhe të pabesueshme. Po punojmë me librin për më shumë se 5 vjet dhe jam shumë e lumtur që më në fund po arri ta ndaj me ju të gjithë”, shprehet Rihanna.