Rikthimi i Ronaldos te Manchester United në këtë verë nuk do të ishte befasi

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Rikthimi i Critistiano Ronaldos te Manchester United në këtë verë nuk do të ishte befasi.

35-vjeçari po lidhet me një largim të mundshëm nga Juventusi në fund të këtij edicioni, shkaku i krizës financiare të këtyre të fundit që e ka shkaktuar coronavirusi.

Paga aktuale e pesë herë fituesit të Topit të Artë është 510 mijë funte në javë dhe Zonja e Vjetër thuhet se nuk është e gatshme të paguajë atë.

Gazetarit spanjoll Guillem Bagalague i është konfirmuar se Ronaldo mund të rikthehet në Old trafford në këtë verë, e me shuam gjasë do të mbyllë aty karrierën.

Ai ka treguar se atij i është thënë se portugezi ka pranuar një gjë të tillë dhe kalimi i tij i dytë në Ligën Premier do të konfirmohet me të përfunduar ky edicion. 

Të ngjashme