Një paraqitje e tij jo edhe aq e mirë kundër Barcelonës në shtëpi, kishte bërë që tifozët jo pak ta sulmojnë.
Kovacic mund që gjatë verës të ndërrojë ekip pasi kërkon më shumë hapësira për të luajtur.
Lëndimet e Toni Kroos dhe Luka Modric, kanë detyruar Zinedine Zidanen që të rikthehet kah Mateo Kovacic.
Mesfushori i Real Madridit ka pasur një ndeshje shumë të mirë në fitoren e Real Madridi te Leganes.
Jo vetëm se kompletoi 96.7 për qind të pasimeve (88 nga 91), por ai ishte i përfshirë në të gjitha golat e Real Madridit të shënuara ndaj Legaqnes në fitoren 3-1.
Ai e filloi aksionin kur shënoi Lucas Vazquez, para se t’i bënte dy lëvizje magjike në golin Casemiros.
Po ashtu Kovacic e fitoi penalltinë që e ktheu në gol Sergio Ramos.
Po ashtu Kovacic e fitoi penalltinë që e ktheu në gol Sergio Ramos.