Rinovohet dhe modernizohet Kardiologjia

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 16:37 | Nga Ekonomia Online


Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se po vazhdon puna në rinovimin dhe modernizimin e hapësirave të Kardiologjisë Invazive.

Kardiologjia Invazive do të vendoset një kat më poshtë, afër Angiografit të ri, në një hapësirë, që ka filluar të rinovohet, ku deri tash kanë funksionuar Kardiologjia I dhe Njësia Koronare, të cilat do të kalojnë në një objekt tjetër.

Intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës për Kardiologjinë Invazive, vjen pas vendimit për shërbim 24 orësh për sëmundjet e zemrës dhe heqjes së listës për stentim në QKUK.

Investimet janë pjesë e një projekti, që ka nisur para një viti, me qëllim të modernizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme