Rita Ora, mysafire e Jimmy Fallon më 2 mars

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka bërë të ditur se është ftuar për të marrë pjesë në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show Starring With Jimmy Fallon”.

Sipas njoftimit që ka shpërndarë në rrjetet sociale, këngëtarja nga Kosova ka njoftuar se do të zhvillojë bisedë me Jimmy Fallon e po ashtu do të performoj.

Nuk është bërë e ditur se cila do të jetë kënga me të cilën Rita do të paraqitet në emisionin shumë të ndjekur në SHBA mirëpo sipas të gjitha gjasave ajo do të dalë në skenë për të performuar këngën e saj më të re “Big”, në videoklipin e të cilit është paraqitur me veshje kombëtare shqiptare.

Rita ka qenë e ftuar nga Jimmy Fallon edhe disa vite më parë.

Të ngjashme