Rita Ora shtatzënë, habit me pamjen e fundit

Prishtinë | 07 Shk 2023 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora nxiti thashethemet për shtatzëninë me mbishkrimin e fshehtë në Instagram disa javë pasi më në fund konfirmoi martesën me Taika Waititin.

Këngëtarja, 32 vjeç, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar, pas raportimeve që kishin qarkulluar prej muajsh.

Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në një postim në llogarinë e Instagramit, shkruan The Sun.

Duke ndarë një përzgjedhje të fotove të fundit, ajo ka shkruar: “Dump a bump bump”.

Kaq ka mjaftuar për një reagim të shpejt të fansave të cilët nxituan të pyesin nëse komenti kishte një kuptim të fshehtë.

Por, se si qëndron e vërteta mbetet në shihet në ditët në vazhdim, nëse ylli i muzikës do të bëjë një reagim në lidhje me këto thashetheme.

Të ngjashme