I riu bën të atin për spital

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 11:02 | Nga

Biseda mes Oliver Z, 24 vjeç dhe babait të tij M.Z, 67 vjeç është tensionuar dhe ka degjeneruar në përdorim dhune, ku 67 vjeçari përfundoi me fraktura të rënda në spital.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen Çlirim të Beratit, ku sipas njoftimit zyrtar 24 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit.

“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit M.Z, 67 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke i shkaktuar fraktura të rënda”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Dhunë në familje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme