Ekonomia Online
FUNDIT

Rivaldo këshillon Coutinhon t’i bashkohet Chelseat

Rivaldo këshillon Coutinhon t’i bashkohet Chelseat

Rivaldo beson se te Chelsea, Coutinho do të kthehet të jetë ai që ishte te Liverpooli Philippe Coutinho është dëshira e madhe e Chelseas. Ai dështoi te Barcelona, që e huazoi te Bayern Munich me opsion e blerjes për 120 milionë euro, por klubi gjerman do ta kthejë prapa dhe duke parë se Barca nuk […]

Rivaldo beson se te Chelsea, Coutinho do të kthehet të jetë ai që ishte te Liverpooli

Philippe Coutinho është dëshira e madhe e Chelseas.

Ai dështoi te Barcelona, që e huazoi te Bayern Munich me opsion e blerjes për 120 milionë euro, por klubi gjerman do ta kthejë prapa dhe duke parë se Barca nuk i beson, edhe sipas Rivaldos, opsioni më i mirë është Chelsea i Frank Lampard.

“Mendoj se është opsion i mirë për Coutinhon kthimi ku e ndërtoi karrierën pas mos suksesit te Barcelona dhe Bayerni”, u shpreh Rivaldo.

“Ai do të shkojë te një klub i madh, një vend që e njeh mirë, ashtu edhe Ligën ku ka luajtur vitet më të mira të karrierës, kështu që nëse transferimi ndodh, jam i sigurt se ai do të ketë shans të përmirësohet. Ai tashmë e ka treguar vetën në Premierligë”.

Të ngjashme