Ekonomia Online
FUNDIT

Franca mposht Rusinë dhe shpallet kampione olimpike në volejboll

Franca mposht Rusinë dhe shpallet kampione olimpike në volejboll

Franca ka arritur të rrëmbejë edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. “Gjelat” triumfuan 3:2 në sete ndaj Komitetit Olimpik të Rusisë në finalen e volejbollit në Lojërat Olimpike të Tokyos. Franca e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen duke i fituar dy setat e parë (25:23, 25:17) dhe dukej se ndeshja do […]

Franca ka arritur të rrëmbejë edhe një medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Gjelat” triumfuan 3:2 në sete ndaj Komitetit Olimpik të Rusisë në finalen e volejbollit në Lojërat Olimpike të Tokyos.

Franca e nisi në mënyrë fantastike ndeshjen duke i fituar dy setat e parë (25:23, 25:17) dhe dukej se ndeshja do të përfundonte herët.

Por, kështu nuk mendoi ekipi olimpik i Rusisë që arriti të fitonte dy setat vijues (21:25, 21:25) për ta dërguar ndeshjen në tie-break.

Edhe pse e nisën keq, Franca arriti të rikthehej dhe ta fitonte setin e fundit 15:12 për t’u shpallur kampion olimpik në volejboll.

Të ngjashme