Rizvanolli: Kosova mbetet me çmimin më të lirë të rrymës në rajon

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 12:14 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po flitet për çmimet e energjisë elektrike, ka thënë se Kosova ka çmimet më të ulëta në rajon dhe Evropë.

Rizvanolli ka përmendur edhe subvencionimet.

“Kur flasim për energjinë elektrike, Kosova është me çmimin më të lirë në rajon dhe Evropë. Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë, kriza u përballua në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ministrja.

“Patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë. Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon”, ka shtuar ajo.

Tutje, Rizvanolli ka treguar se Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar qytetarët dhe bizneset përmes subvencionimit.

Subvencionimi i radhës do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike.

Të ngjashme