Rizvanolli për pagesën e rrymës së serbëve nga Qeveri: Nuk mund të vazhdojë pafundësisht

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 12:42 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se po mundohen të gjejnë një zgjidhje për pagesën e rrymës për serbët e komunave veriore, duke shtuar se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë pafundësisht, raporton Ekonomia Online.

Ajo sqaroi se në fund të vitit të kaluar u detyruan t’i ndajnë nga buxheti i Qeverisë së Kosovës edhe 17 milionë euro për Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë – KOSTT.

Sipas saj, KOSTT gjatë kësaj periudhe ka akumuluar borxhe e kanë ardhur fatura që më pas vinë edhe me interesa nëse nuk paguhen me kohë.

“Nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje të cilat do të mundësojnë faturimin e rrymës të qytetarëve të asaj pjesë”.

“Po flasim për periudhë gusht deri nëntor. Flasim për fatura gusht e shtator, kanë qenë të parapara të paguhen. Janë shtuar edhe tetori e nëntori, duke qenë se faturat kanë ardhur e ishte periudhë në të cilën diskutimet po vazhdonin mes KEDS e Elektroseverit”.

Të ngjashme