Roma e interesuar për Lenglet

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Clement Lenglet pritet të largohet nga Barcelona këtë verë, kurse ofertat drejt tij nuk janë duke munguar.

Sipas raportimeve në Spanjë, Roma ka bërë një përpjekje fillestare për të nënshkruar mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet.

Mourinho e ka në listën e tij të transfereve francezin, dhe tashmë i kanë derguar Barcelonës një ofertë prej 15 milionë euro, por që është refuzuar, shkruan footballitalia.

Sipas raportimeve 26-vjeçari u ofrua në një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të lojtarëve plus-para për Lorenzo Pellegrini, por Giallorossi refuzoi ofertën që erdhi nga Nou Camp, duke përdorur mundësinë për të hapur bisedime për të nënshkruar me francezin.

Barcelona është e hapur për shitjen e tij por dëshiron të paktën 10 milionë euro më shumë, kështu që Lenglet mund të largohet për rreth 25 milionë euro.

Roma mbetet e interesuar për ish-mbrojtësin e Sevillas, por janë të vetëdijshëm se West Ham dhe Everton kanë vendosur gjithashtu synimet e tyre në qendërmbrojtësin.

Të dy klubet e Premier League thuhet se janë përpjekur të nënshkruajnë lojtarin në huazim me mundësi për ta blerë.

Të ngjashme