Ekonomia Online
FUNDIT

Roma fiton trilerin e shtatë golave ndaj Spezias – vendos goli i Pellegrinit në kohën shtesë

Roma fiton trilerin e shtatë golave ndaj Spezias – vendos goli i Pellegrinit në kohën shtesë

Roma ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat 4-3 në një ndeshje shumë të bukur. Roma e nisi më mirë takimin, pasi arriti të shënojë që në minutën e 17-të të ndeshjes. Lorenzo Pellegrini zhvilloi një lojë të mirë, duke asistuar te Borja Mayoral që shënoi për 1-0. Por në minutën e 24-të Spezia u […]

Roma ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat 4-3 në një ndeshje shumë të bukur.

Roma e nisi më mirë takimin, pasi arriti të shënojë që në minutën e 17-të të ndeshjes.

Lorenzo Pellegrini zhvilloi një lojë të mirë, duke asistuar te Borja Mayoral që shënoi për 1-0.

Por në minutën e 24-të Spezia u kthye në lojë. Roberto Piccoli shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërsa e dyta solli edhe më shumë gola.

Borja Mayoral shënoi golin e dytë personal për të kthyer epërsinë e Romës në 2-1.

Në minutën e 56-të Roma shënoi edhe golin e tretë që erdhi pas një bashkëveprimi të bukur mes Leonardo Spinazzola dhe Rick Karsdorp.

Crazy match at the Olimpico: #RomaSpezia ends 4-3! #SerieATIM #WeAreCalcio pic.twitter.com/s3En9HMflN— Lega Serie A (@SerieA_EN) January 23, 2021

Të ngjashme