Miliarderi rus i Chelseat, Roman Abramovich, është ndarë nga bashkëshortja e tij Dasha Zhukova pas 10 vitesh martesë.
Çifti i cili njoftoi ndarjen ditën e hënë, kanë bashkë edhe dy fëmijë.
Në deklaratë thuhet se pronari i Chelseat dhe tashmë ish-gruaja e tij kanë vendosur të mbeten miq dhe të rrisin fëmijët e tyre bashkë.
Mes të tjerave në deklaratë thuhet: “Pas 10 vitesh martesë kemi vendosur të ndahemi nga njeri-tjetri. Nuk ka qenë aspak një vendim i lehtë për të dy ne. Do vazhdojmë projektet tona ndërsa do rrisim fëmijët së bashku…”