Ronaldinho i tregon arsyet se përse iu kthye futbollit në moshën 46-vjeçare

Prishtinë | 21 Gus 2026 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Ronaldinho është me të vërtetë një lojtar i ri i Ravennas. Ka nga ata që thonë se nuk bëhet fjalë për një marifet publicitar, por gjithçka të çon pikërisht në këtë përfundim.

Objektivi është ta shënojë një gol – i cili nuk do të ishte një shifër e rrumbullakët – vetëm për t’ia dhënë futbollit profesionist italian një rekord të ri, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Braziliani regjistrohet si lojtar në moshën 46-vjeçare, në një moment kur është e qartë se nuk mund t’i përballojë më ritmet e futbollit profesionist.

Të ngjashme