Juventus do të paraqitet pa Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Brescia. Skuadra e Juventus nuk do të ketë shërbimet e Cristiano Ronaldo për ndeshjen e radhës në kampionatin elitar italian, Serie A. Numri 7 edhe zyrtarisht nuk do të udhëtojë drejt Brescias, transmeton lajmi.net. Më herët, Sarri në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se […]
Ronaldo do të mungojë kundër Brescias

Juventus do të paraqitet pa Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Brescia.
Skuadra e Juventus nuk do të ketë shërbimet e Cristiano Ronaldo për ndeshjen e radhës në kampionatin elitar italian, Serie A.
Numri 7 edhe zyrtarisht nuk do të udhëtojë drejt Brescias, transmeton lajmi.net.
Më herët, Sarri në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se Ronaldo është në dyshime për udhëtimin e ardhshëm, gjë që tashmë është konfirmuar.
Në listë mungon edhe emri i Mario Mandzukic, pasi ky i fundit po lidhet me një transferim të mundshëm në Katar.
Më poshtë mund ta shihni listën e plotë të skuadrës së Juventus për udhëtimin tek Brescia.
















