Ronaldo ia propozon një sulmues Zidanes

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 13:45 | Nga

Ylli i Realit, Cristiano Ronaldo, ia ka sugjeruar trajnerit Zinedin Zidane që ta sjellë sulmuesin e krahut të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Interesant është fakti se pikërisht reprezentuesi anglez kohë më parë kishte pohuar se idhull e ka portugezin Ronaldo.

“Ai ka punuar shumë çdo ditë për të arritur ku është sot. Ai kurrë nuk e fshehur faktin se është më i miri”, tha Rashford.

Ky i fundit ka kontratë të vlefshme me Unitedin deri në vitin 2020 ndërsa në tregun e transferimeve ka vlerë prej dhjetë milionë funteve.

https://www.youtube.com/watch?v=xdoNGm7SEuI

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme