Roth: Ka rënë interesimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

“Në BE mund të jetojmë të sigurt e stabilë vetëm në qoftë se bëjmë më shumë për sigurinë, stabilitetin dhe pajtimin regjional në Ballkanin Perëndimor”, thotë Michael Roth, sekretar i shtetit në Ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë.

“Edhe më tej kam përshtypjen se ka rënë interesimi strategjik i BE-së dhe i shumë anëtareve të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, thotë në një intervistë për DW-në Michael Roth, sekretar i shtetit në Ministrinë e punëve të jashtme të Gjermanisë. “Kjo është problematike dhe shqetëson, sepse ne në BE mund të jetojmë në paqe e stabilytet vetëm nëse bëjmë më shumë për sigurinë, stabilitetin dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor”.

Roth në një biedë për Dë ka theksuar se “e gëzon fakti që ka partnerë në BE të cilët në emër të të gjithëve e njohin rëndësinë strategjike” të këtoj regjioni, duke menduar në Bullgarinë. Sekretari shtetëror ka qenë në delegacionin e Frank-Walter Steinmeierit, i cili të premten ka qëndruar në Sofia. Gjatë vizitës Steineier ka lëvduar angazhimin e Bullgarisë ndaj fqinjësisë, e cila ende nuk është në BE.

Socialdemokrati Roth mendon se është me rëndësi “të ngrihet shikueshmëria” e Bashkimit Evropian në regjion me porosinë e qartë: “Mos t’i lëmë njerëzit në Ballkanin Perëndimor në baltë, sidomos sepse procesi i transformimit në rrugë drejt BE-së është aq i vështirë për njerëz. Këtë e shohim para së gjithash tek të rinjtë, të cilët e braktisin atdheun dhe vijnë në Gjermani, sepse në Ballkanin Perëndimor më nuk shohin perspektivë për vete”.

Njëkohësisht, Roth ka thënë se “nuk bën të ketë lëshime” në fushë të demokracisë, shtetit të drejtësisë, respektimit të pakicave dhe luftës kundër korrupsionit. “BE nuk është në radhë të parë treg e as projekt ekonomik, por bashkësi e vlerave”, shton ai.

Gjermania do ta kryesoje BE-në në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa Roth shpreson për angazhim të madh në Ballkanin Perëndimor. “Sigurisht se sot jemi të zënë me tema tjera. Një shembull është Brexiti, i vili merr shumë kohë e energji. Aktuliasht kemi bisedime për kornizën financiare të BE-së. Aq më e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të mos lëhet anash si temë”, ka thënë Roth.

Të ngjashme