Një person është arrestuar të dielën në Istog, pasi kishte përdorur dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor pastaj është dërguar në strehimore ne Pejë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.