Rrahen dy persona mes vete në Prishtinë, arrestohen nga policia

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orëve 21:00-21:20 në rrugën Maliq pashë Gjinolli.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e sulmit njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.

“ Rr. Maliq Pashë Gjinolli, Prishtinë / 14.06.2026 – 21:00-21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Si pasojë e sulmit njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme