Rrahen një shqiptar dhe një serb në Prishtinë

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, janë arrestuar dy meshkuj, një shtetas kosovar dhe një serb, të cilët nën ndikim të alkoolit ishin rrahur mes vete.

Policia e Kosovës i kishte arrestuar të dy pasi kishin tentuar të ikin nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre policia ka gjetur një shufër metalike, ndërsa me vendim të prokurorit të dy janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri  kosovar  dhe tjetri shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit-nën ndikim të alkoolit, pas një rrahje kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë kontrollit tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme