Komuna e Rahovecit përmes projektit për “Zgjerim i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Rahovecit”, ka bërë të mundur shtrirjen e kanalzimit fekal në “Duraku” e cila gjendet në rrugën “Hysni Duraku” në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit.
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Muhamet Behra, tha se punimet në ndërtimin e një segmenti të kanalizimit në lagjen “Duraku” kanë përfunduar gjatë javës që lamë pas.
Sipas tij, gjatësia e rrjetit të kanalizimit të shtrirë në këtë lagje është 570 metra.
“Në kuadër të kontratës për ‘Zgjerim i rrjetit të kanalizimit në Komunën e Rahovecit’ është duke u punuar në qytetin e Rahovecit tek shkolla fillore ‘Isa Boletini’ gjatësia e rrjetit të kanalizimit të planifikuar të shtrihet është 300 metra”, u shpreh Behra.